Prishtinë, 10 korrik 2015

Mbrëmë shefi i misionit të OSBE-së  në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka shtruar iftar për Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.

Në bisedë me Myftiun ambasadori Jean-Claude Schlumberger vlerësoi punën dhe angazhimin e krerëve të BIK-ut për mirëkuptim, tolerancë e bashkëjetesë.

Myftiu Tërnava dhe ambasadori Jean-Claude Schlumberger, pasi vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy institucioneve, u dakorduan që në të ardhmen të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në mes institucioneve që përfaqësojnë.

Në fund, Myftiu Tërnava falënderoi thellësisht ambasadorin Jean-Claude Schlumberger për respektin dhe shtrimin e iftarit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…