Ballina Lajme Myftiu Tërnava dhe sekretari i përgjithshëm i Islamic Reliefit Hasen bin Hamid Shahber vizituan Prizrenin

Myftiu Tërnava dhe sekretari i përgjithshëm i Islamic Reliefit Hasen bin Hamid Shahber vizituan Prizrenin

Prishtinë, 11 prill
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Islamic Relief, dr. Hasen bin Hamid Shahber, i shoqëruar nga myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava vizituan Prizrenin, me ç’rast u pritën nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren Besim ef. Berisha. Në këtë takim kryetari i KBI të Prizrenit i njoftoi mysafirët me punën dhe aktivitetin e këtij këshilli dhe me organizimin e jetës fetare në këtë qytet multietnik. Ai po ashtu vlerësoi klimën tolerante mes komuniteteve që jetojnë në këtë qytet dhe potencoi faktin, se deri më sot nuk është shënuar asnjë ekses në këtë drejtim. Në Prizren bashkëjetojnë komunitete të ndryshme, por gjithnjë duke respektuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Më pas të gjithë bënë një shëtitje në qendrën e qytetit të Prizrenit, ku bashkëbiseduan dhe u përshëndeten me shumë qytetarë, kurse namazin e drekës e falën në xhaminë Sinan Pasha, e cila është monument i trashëgimisë kulturore.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava merr pjesë në hapjen e xhamisë në Dubravë të Suharekës

Prishtinë, 25 maj 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë m…