Prishtinë, 25 shtator 2013

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, priti sot Myftiu e Stambollit,  Prof. Dr. Rahmi Jaran  që  shoqërohej  nga  Sabri Demir –  ndihmës i Myftiut të Stambollit për marrëdhënie me jashtë dhe nga Myftiu i Bajram Pashës.
Myftiu Tërnava  pasi i uroj mirëseardhje në Kosovë, në bisedë me Myftiun e Stambollit falënderoi popullin vëlla turk dhe qeverinë turke për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës dhe popullit të saj.

“Më lejoni që përmes jush të falënderoj edhe DIJANET-in e Turqisë në krye me prof. dr. Mehmet Gormezin për marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi dhe të cilat dita- ditës po rritën e po fuqizohen edhe me tepër në të mirë të dy institucioneve fetare.”-tha Myftiu Tërnava.
Myftiu i Stambollit prof. Rahmi Jaran falënderoj Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore. “Kjo është vizita ime e parë në Kosovë dhe përshtypjen e parë që fitova më të ardhur në Kosovë ishte se aspak nuk ndihesha i huaj në këtë vend, kjo tregon fisnikërinë edhe mikpritjen e popullit të Kosovës.”-tha myftiu i Stambollit Rahmi Jaran.
Myftiu i Stambollit në bisedë me myftiun Tërnava tha se çmon lart dhe vlerëson  punën që po bënë BIK me institucionet e saja në ruajtjen e Islamit dhe kultivimit  e frymës së tolerancës dhe bashkëjetesës në vend. “Na gëzojnë pamasë sukseset që keni shënuar që nga paslufta e këndej.”- tha përveç  tjerash Myftiu Jaran.
Myftiu i Stambollit sot pasdite do të vizitoi Mitrovicën, ndërsa nesër do të qëndroj në Prizren.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…