Prishtinë, 15 janar 2014

Pesëmbëdhjetë vjet pas masakrës së Reçakut, në komunën e Shtimes, familjarët e të rënëve  për lirinë e këtij vendi, akoma vazhdojnë të ndjejnë dhembjen për më të dashurit e tyre.

 

Si çdo herë tjetër, Myftiu Tërnava, edhe kësaj radhe qëndroi pranë familjarëve duke i ngushëlluar ata dhe duke u lutur për shpirtrat e qytetarëve të pafajshëm, të ekzekutuar në mënyrën më barbare nga dora kriminale serbe.

Me këtë rast Myftiu Tërnava takoi edhe  kryetarin e komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, me të cilin rikujtoi sakrificën e banorëve të kësaj ane, dhe ndikimin që kishte kjo ngjarje makabër, në ndryshimin e rrjedhës së historisë së Kosovës dhe popullit të saj të nëpërkëmbur shekuj me radhë. “… ky rikujtim na bënë që t’mos harrojmë asnjëherë të kaluarën, por njëkohësisht të punojmë për të ardhmen. Por sidoqoftë, e lusim Zotin që shpirtrat e tyre t’i ketë graduar me xhennet, dhe sigurisht se po, e neve t’na bëjë të forte që të vazhdojmë në përmbushjen dhe çuarjen në vend të amanetit të tyre.”- tha Myftiu.
“Përfitoj nga rasti t’ju falënderoj edhe për bashkëpunimin konkret dhe të afërt që keni krijuar me Këshillin e bashkësisë Islame të komunës së Shtimes”- u shpreh më tutje Myftiu.

Në Akademinë Përkujtimore në shënim të 15 vjetorit të masakrës së Reçakut, në Sallën e Kuqe në Prishtinë, ishte i pranishëm edhe Myftiu me bashkëpunëtorë.{gallery}recak14{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…