Ballina Njoftime Reagim: MD nuk ndërhyn në punët tona, imamët dhe literatura janë caktuar për ligjërata në burgje

Reagim: MD nuk ndërhyn në punët tona, imamët dhe literatura janë caktuar për ligjërata në burgje

Sot nëpër disa portale është shpërndarë një lajm i pavërtetë i plasuar nga televizioni Tribuna-Chanel, se gjoja Bashkësia Islame e Kosovës, së shpejti do ta nënshkruajë një Memorandum me Ministrinë e Drejtësisë për caktimin e imamëve dhe për përzgjedhjen e ligjëratave të tyre nëpër Kosovë, me qëllim të parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizmit.

E vërteta është krejtësisht ndryshe, sepse këtu bëhet fjalë për caktimin e Imamëve nga ana e BIK-ut, për të ligjëruar nëpër burgje dhe nëpër Shtëpitë korrektuese në 10 Qendra të Kosovës, dhe atë me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Drejtorisë së Burgjeve. Me këtë rast do të bëhet edhe verifikimi i literaturës fetare, e cila momentalisht gjendet nëpër burgje dhe përmbajtja e tyre.
Pra nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërhyrje në punët e brendshme të BIK-ut nga ana e askujt sepse kjo punë është çështje Jona e brendshme, e cila është e rregulluar me Kushtetutën e BIK-ut dhe Rregulloret e punës në fuqi.
Shpresoj që gazetarët tanë dhe portalet e Kosovës të mos bien pre e këtyre dezinformatave të plasuara nga media dhe portale, të cilat siç duket qëllim të vetëm kanë jo informimin e drejtë por dezinformimin e opinionit dhe natyrisht mundësinë e klikimeve të shumta që u sjellin përfitime të majme.

Me respekt,
Sabri Bajgora
Kryeimam i BIK-ut

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
  • Ftesë

    Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në emer të Bashkësisë Is…
  • MYFTIU TËRNAVA ORGANIZON PRITJE PËRURIMI PËR FITËR- BAJRAM

    Me rastin e  Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 25 qershor 2017, Myftiu i Kosovë…
  • NJOFTIM PËR OPINION

    DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT, të dielën më 25 qershor2017 Kryesia e Bashkësisë Islame të…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Ftesë

Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në emer të Bashkësisë Is…