Më 12 qershor  në  akademinë  solemne të organizuar nga Komuna e  Fushë- Kosovës iu nda çmimi “Qytetar nderi i Komunës së Fushë-Kosovës”, Myftiut të Republikës së Kosovës mr. Naim ef Tërnava. Titulli u dha në nder të 12 qershorit, Ditës së çlirimit të këtij qyteti. Kryetari i Komunës së Fushë- Kosovës, z. Burim Berisha mbi bazën e vlerësimit të  shumanshëm të qytetarëve dhe Institucioneve aktuale dhe bazuar në statutin e komunës, i ka propozua delegatëve të kuvendit kandidatin për  titullin e “Qytetari i nderit i Komunës së Fushë Kosovës për Vitin 2013”.

Delegatët e kuvendit të komunës më datë 10.06.2013 unanimisht kanë përkrah propozimin e kryetarit Berisha dhe epiteti “Qytetarë nderi për vitin 2013” do t’i takoj  mr Naim ef. Tërnavës.

Në mungesë të prezencës së Myftiut  i cili ndodhet për  vizitë zyrtare në Libi, këtë çmim e pranoi anëtari i Kryesisë së BIK-së,mr.Ekrem ef.Simnica.
Ky titull tashmë është bë tradicional dhe po dorëzohet për çdo vit me rastin e 12 Qershorit Ditës së Çlirimit të Fushë-Kosovës me qëllimin e mirënjohjes dhe respektit ndaj punës dhe veprës së veçantë të figurave tona më të ndritshme të cilat e meritojnë përjetësinë dhe janë shenja të krenarisë nëpër breza.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…