Prishtinë, 25 qershor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij ka marrë pjesë në iftarin e përbashkët në xhaminë Bajrakli të Prizrenit, iftar ky i shtruar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në bashkëpunim me Komunën Haliliye nga Turqia. Në këtë iftar mori pjesë kryetari i KBI të Prizrenit, Besim Berisha, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ministri turk i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, kryetari i Komunës Halilye, Fevzi Demirkol, ministri i Administratës së Kosovës, Mahir Yağcılar, deputetë dhe qindra qytetarë.

Myftiu Tërnava, me ta marrë fjalën, fillimisht falënderoi Zotin e pastaj shtetin e Turqisë, për ndihmën e ofruar Kosovës deri më tani, duke shtuar se ky ushqim i përbashkët nuk është diç tjetër, sepse ne kemi ngrënë bashkë përgjatë shekujve të kaluar. “Sigurisht që është e ditur që Turqia për çdo natë shtron tre mijë iftare e syfyre në Kosovë, dhe kjo është në vazhdën e aktiviteteve dhe bashkëpunimit shumë të mirë që kemi ne si Bashkësi Islame, por edhe si dy shtete, popuj e vëllezër mes vete, dhe besoj se kjo traditë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të kemi mundësi bashkëpunimi edhe më shumë”, ka thënë Tërnava. Ministri turk i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, tha se iftaret në Kosovë nuk kanë asnjë dallim nga iftaret në Turqi. “Ndiej kënaqësi të madhe kur atmosfera e njëjtë është edhe këtu. Organizimi i iftareve të tilla është shumë me rëndësi për vëllazërinë dhe unitetin e tërësinë, si për Kosovën ashtu edhe për tërë Ballkanin”, tha ministri Çelik.
Ndërsa kryetari i Komunës Haliliye, Fevzi Demirkol, u shpreh se ndihet si të ishte në ndonjë qytet të Turqisë, dhe se qëllimi i organizimit të iftareve është krijimi i lidhjeve shoqërore dhe kulturore në mes njerëzve. “Edhe pse ne jemi larg, megjithatë ne veten e konsiderojmë aq afër sikur të ishim në shtëpinë tonë.
Në iftar morën pjesë 700 persona, nga të gjitha shtresat e shoqërisë prizrenase. {gallery}pzhalilije16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…