Ballina Njoftime TELEGRAMURIMI

TELEGRAMURIMI

Prishtinë, 11 prill 2015
 
I nderuar Peshkop Teodosije,
Me rastin e festës së pashkëve ortodokse na lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës t’ju urojmë e përgëzojë, duke ju dëshiruar fat, mbarësi e shëndet për ju, familjen tuaj dhe gjithë besimtarët ortodoksë. Gjithashtu uroj që këtë festë të rëndësime ta festoni në harmoni, begati e mirëqenie.

I nderuar peshkop,
Le të jenë këto ditë feste motiv për të shtuar forcimit e besimit, si dhe kultivimin e paqes, tolerancës e mirëbesimit ndërfetar e ndëretnik në vendin tonë!
 
Me respekt,
Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konferencë Shkencore

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e 65-vjetorit të veprimtarisë së Medrese…