Prishtinë, 22 prill 2011

Nga: Myftiu, Naim Tërnava
Për: Ipeshkvit Zotëri, Dodë Gjergji

TELEGRAMURIMI

I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam t’u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit. Uroj që mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e pashkëve të jeën në funksion të fisnikrimit të popullit tonë dhe gjithë popujve anë e mban globit. I nderuari ipeshkv Gjergji! Festat tona, janë rast i mirë për të përkujtuar dhe shprehur respektin ndaj Krijuesit të përbashkët. Me këtë rast shfrytëzoj rastin që të përgëzojë edhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, që veprojnë në Kosovë. Në këtë ditë feste, duke ju uruar ju dhe gjithë besimtarëve ju dëshiroj suksese, mbarësi, shëndet, fat e dashuri.

Me nderime,

Myftiu i Kosovës

Naim Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…