Ballina Intervista Propozimet e bashkësive fetare tradicionale të Kosovës për Kushtetutën nuk janë marrë parasysh

Propozimet e bashkësive fetare tradicionale të Kosovës për Kushtetutën nuk janë marrë parasysh

Sekretari i Kryesisë së BI të Kosovës Resul Rexhepi flet për vërejtjet dhe sugjerimet që bënë bashkësitë fetare tradicionale në Draft-Kushtetutën e Kosovës

Pjesa më e madhe e propozimeve e sugjerimeve të bashkësive fetare
nuk janë marrë parasysh nga Komisioni Kushtetues

Më 4 prill 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancë solemne miratojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Miratimi i Kushtetutës së Kosovës është një ngjarje e rëndësishme për historiografinë më të re të Kosovës, dhe lirisht mund të themi se pas 17 shkurtit, kur po Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, miratimi i Kushtetutës është ngjarja më e rëndësishme, ngase me këtë akt edhe praktikisht Kosova bëhet edhe me aktin më të lart juridik – Kushtetutën e vendit.
Duke marrë parasysh gjendjen në të cilin gjendet Kosova, në këtë fazë pas pavarësisë, ku e tërë vëmendja është përqendruar tek konsolidimi i shtetit më të ri në botë, i cili dorën në zemër po përballet me sfida të ndryshme nga politika dhe diplomacia e orkestruar serbo- ruse, mënyra e miratimit të kushtetutës lenë shumë për të dëshiruar, ngase megjithëqë u mbajte një debat (diskutim publik) me opinion, ky lloj debati, që më shumë ishte një njoftim i opinionit me Draftin kushtetues sesa debat e diskutim publik  i mirëfilltë, u krye në një kohë të shkurtë, pa pasur mundësi të duhur që opinioni  dhe grupet e interesit të japin mendimet e tyre.
Duhet të jemi koshient se Drafti Kushtetues është i përgatitur në bazë të planit të Ahtisarit dhe kompromiseve me faktorët ndërkombëtar. Andaj Komisioni Kushtetues i Kosovës, megjithëqë mbajti gjoja një diskutim publik, në fund thuajse nuk mori asgjë parasysh nga vërejtjet që iu bën draftit në tubimet me qytetarët dhe grupet e interesit.
Projekt – Kushtetutën e Kosovës me shumë kujdes e kishin analizuar edhe ekspertët e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ata të Ipeshkvisë katolike, pra të dy institucioneve që udhëheqin me bashkësitë tradicionale të Kosovës, apo thënë më mirë të dy institucioneve fetare shqiptare.
 Ndërsa udhëheqësit e Kishës Ortodokse serbe nuk u morën fare me Kushtetutën e Kosovës duke e injoruar dhe mos e pranuar.
Ekspertët e Bashkësisë Islame të Kosovës fillimisht analizuan Draft- Kushtetutën e Kosovës, dhe më pas bënë edhe vërejtjet e tyre, të cilat ia dërguan Komisionit Kushtetues me të cilët edhe bashkëbiseduan dhe debatuan për mënyrën e inkorporimit të vërejtjeve e sugjerimeve. Pos kësaj Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ipeshkvia e Kosovës apo thënë më mirë ekspertët e dy bashkësive fetare harmonizuan qëndrimet dhe të njëjtat ia dërguan Komisionit Kushtetues. Por fatkeqësisht Komisioni Kushtetues me gjithë premtimet se do t’i marrë parasysh sugjerimet e bashkësive fetare kjo mbeti vetëm një premtim ngase asgjë nuk mori parasysh nga propozimet dhe sugjerimet e propozuara nga bashkësitë fetare.
Për të kuptuar më mirë se çka në të vërtet ekspertët e bashkësive fetare i sugjeruan Komisionit Kushtetues ne biseduam me sekretarin e Kryesisë së BI të Kosovës H. Resul Rexhepin.

(biseduan: B. Simnica & R. Shkodra)
Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Intervista

Shfleto

Tërnava: Nuk kemi gjak të njomë për të ujitur shkretëtirat e arabëve

Arton Konushevci10.03.2015 “Nuk besoj që shkaqet ekonomike kanë ndikuar qoftë edhe t…