Prishtinë, 6 qershor 2018

Në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame u bë promovimi i katër librave universitarë, të botuar nga ky institucion. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, studiues, dashamirë të librit dhe të kulturës në përgjithësi.

Pas leximit të një pjese nga Kurani Famëlartë, një fjalë përshëndetëse pati dekani i Fakultetit Fahrush Rexhepi, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre. Në vazhdim, dekani foli për rëndësinë e e fjalës së shkruar dhe se ajeti i parë që i ka zbritur Muhamedit a.s. është ‘Lexo” dhe më pas foli për përmbajtjen e librave të botuar nga FSI-ja, duke potencuar se këto tekste universitare do t’u shërbejnë studentëve për thellimin e njohurive të tyre në shkencat islame. Ndërsa, në fjalën e tij, Myftiu Naim Tërnava përgëzoi dekanin Rexhepi dhe autorët e librave për botimin e këtyre librave duke theksuar se tashmë këta libra janë në duart e studentëve dhe studiuesve dhe janë shembulli më i mirë për studentët tanë.

Pas përfundimit të fjalëve përshëndetëse, fjala iu dha katër referuesve të katër librave të botuar.

1. Dr. Xhabir Hamiti referoi për librin “Personalitetet në Kuranin famëlartë”, të autorit: prof. asoc.dr. Lulzim Esati

2. Myftiu Naim Tërnava referoi për librin “Ndikimi i besimit në sjelljet e muslimanit” të autorit prof.ass.dr. Zija Abdullahu

3. Prof. ass. dr. Hysen Matoshi për librin “Reflektim mendimesh në Da’ve” të autorit: prof. mr. Rexhep Suma, si dhe

4. Prof. asoc. dr. Nazmi Maliqi referoi për librin “Dialogu ndërfetar udhëzues për muslimanët” të përkthyer nga mr. Besa Ismajli.

Gallery Wordpress

Në fund të kësaj ceremonie, dekani i FSI-së Fahrush Rexhepi ftoi të pranishmit për iftarin që ishte përgatitur me këtë rast.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…