Prishtinë, 13 mars, 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot është pritur nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa, të cilin e ka përgëzuar për detyrën e re, duke i ofroi bashkëpunimin e Bashkësisë Islame për Qeverinë e Kosovës.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e informoi myftiun Tërnava për prioritetet e Qeverisë, fokusimin për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e proceseve të gjithmbarshme në Republikën e Kosovës.

Kryeministri vlerësoi rolin konstruktiv të komuniteteve fetare në Kosovë, në proceset demokratizuese, si dhe për tolerancën ndërfetare që e ka karakterizuar gjithmonë Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për bashkëpunim në avancimin e mëtutjeshëm të proceseve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…