Prishtinë, 14 maj 2018
Nën këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore, në mënyrë solemne, u bë përurimi i xhamisë së fshatit Mogillë të Vitisë. Në këtë ngjarje mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, kishte hoxhallarë, përfaqësues të Institutit të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, përfaqësues komunalë dhe shumë qytetarë të tjerë.
Në emër të KBI-së së Vitisë foli kryetari Hysamedin ef. Hoxha, i cili, pasi përshëndeti mysafirët, theksoi kontributin dhe ndihmën e Myftiut Tërnava për ndërtimin xhamisë duke theksuar se në fshat jetojnë myslimanë dhe ortodoksë dhe se të gjithë kanë jetuar në harmoni mes vete.

Myftiu Naim ef. Tërnava, pasi uroi për hapjen e xhamisë në prag të muajit të Ramazanit, falënderoi në mënyrë të veçantë të gjithë kontributdhënësit për ndërtimin e xhamisë. Në fjalimin e tij u rikujtoi të pranshmëve se Allahu vlerëson zemrat e jo pasurinë e fizionominë. Vërtet xhami ndërtojnë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. Xhamitë kanë reflektuar paqe, nder, respekt. harmoni dhe dritë për të gjithë, dinjitet të familjes dhe shoqërisë. Islami është i pastër, s’ka asgjë të përbashkët me terrorizmin e as ekstremizmin. Thërret në drejtësi, dinjitet dhe largon nga çdo e keqe. Të zhvillojmë edhe më vendin tonë së bashku sepse kemi vuajtur shumë dhe, falë gjakut të derdhur të bijave dhe bijve tanë në luftën e fundit, por edhe më herët, ne sot jetojmë në liri dhe sa të jemi gjallë do të jemi mirënjohës.[srizonfbalbum id=4]

Myftiu Tërnava në fund të gjithë i uroi për muajin e bekuar të Ramazanit duke lutur Zotin që lutjet t’i pranojë.
Fjalë rasti mbajtën edhe z.Faruk Borova nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam nga Tirana, përfaqësuesi i fshatit, imami i fshatit Jetullah Sabedini dhe përfaqësuesi i komunës Ajet Sallahu, i cili tha se përurimi i xhamisë është dhurata më e mirë për komunitetin në prag të Ramazanit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…