Prishtinë, 1 korrik 2018
Pas një pune të palodhshme 6-mujore të imamëve dhe këshillave vendorë të Bashkësisë Islame për organizimin dhe për mbajtjen e garave ne nivel lokal, edhe këtë vit, ashtu siç është bërë traditë, Departamenti i të Rinjve në bashkëpunim me zyrën e Kryeimamit dhe Departamentin e Gruas, në ambientin e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë; organizuan për herë të VIII me radhë garat e njohurive fetare në nivel shtetëror.
Këto gara si zakonisht u hapën me disa ajete kuranore, të cilat për të pranishmit i recitoi nxënësi garues nga Këshilli i Prizrenit Riad Bislimi.
Të pranishmëve iu drejtua drejtori i medresesë Alaudin në Prishtinë Jakup Ҫunaku, i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe u dëshiroi mirëseardhje, duke u uruar të gjithë garuesve fat dhe suksese në garat e tyre.
Në këtë garë ishin të pranishme 16 ekipe nga 16 këshilla të Bashkësisë Islame : KBI-Prishtinë, KBI-Kaçanik, KBI-Vushtrri, KBI-Gjilan, KBI-Ferizaj, KBI-Prizren, KBI-Rahovec, KBI-Shtime, KBI-Viti, KBI-Malishevë, KBI-Lipjan, KBI-Podujevë, KBI-Mitrovicë, KBI-Preshevë dhe KBI- Istog .
Nxënësit që përfaqësonin ekipet e këshillave përkatës garuan në ekipe të përbëra nga 5 anëtarë. Para jurisë profesionale shfaqën njohuritë e tyre nga këto fusha: Kuran, Fikh, Akaid, Histori Islame dhe interpretim të lirë nga fusha e artit, si monolog, ilahi, kaside, recitale etj. Pas një gare të fortë ndërmjet ekipeve garuese, në finale u kualifikuan tetë ekipe: KBI-Malishevë, KBI-Ferizaj, KBI-Prizren, KBI- Mitrovicë, KBI-Gjilan, KBI-Kaçanik, KBI- Prishtinë dhe KBI – Lipjan. [srizonfbalbum id=7] Vendi i parë i takoi ekipit të Këshillit të Lipjanit, që përbëhej nga nxënës të hoxhës Refik ef. Bahtiri, vendi i dytë i takoi ekipit të Këshillit të Ferizajt, që përbëhej nga nxënës të hoxhës Mubekir ef. Shaqiri, kurse vendi i tretë i takoi ekipit të Këshillit të Kaçanikut, që përbëhej nga nxënës të hoxhës Mumin ef. Shehu.
Fituesit të garës i takoi çmimi “Haxhi Nderi”, ndërsa imamët dhe nxënësit e vendit të dytë dhe të tretë janë shpërblyer me mjete financiare. Shpërblime u dhanë të gjithë pjesëmarrësve të tjerë. Po ashtu duhet theksuar se Kryesia e BIK-ut u dha edhe mirënjohje dhe certifikata imamëve dhe nxënësve të tri vendeve të para.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…