Në Kosovë jetojnë 1.8 milion banorë. Nga ta, 96 përqind janë myslimanë, 2.2 përqind katolikë dhe 1.5 përqind ortodoksë.

E enjte 9 Shkurt 2012

 

Pamje

Këto janë të dhënat preliminare të dala nga regjistrimi i fundit i popullsisë, të cilat i ka siguruar Gazeta Express. Rreth 93 përqind e banorëve janë shqiptarë, 1.5 përqind janë serbë – pa përfshirë Veriun, boshnjakë 1.6, turq 1.1

 

Më shumë se një milion e gjysmë të qytetarëve të Kosovës janë myslimanë.
Kjo ka dalë nga regjistrimi i popullsisë në prill të vitit që shkoi.
Ndonëse Enti i Statistikave ka bërë publike vetëm rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, Gazeta Express ka siguruar të dhënat preliminare për të gjitha etnitetet e regjistruara në Kosovë.
Përveç etniteteve, në listën e të dhënave që ka siguruar Express janë edhe qytetarët e regjistruar në bazë të përkatësisë fetare. Nga këto të dhëna del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare myslimane.
Sipas këtyre të dhënave, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, 25 mijë e 685 të besimit ortodoks.
Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte mundësia edhe të mos e tregonin besimin si dhe t’i mohojnë të gjitha besimet. Kështu 1209 qytetarë të Kosovës janë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë. /express/

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…