Prishtinë, 30 mars 2013 
Nga: Myftiu, Naim Tërnava
Për: Ipeshkvin, z. Dodë Gjergji

TELEGRAM URIMI

I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, sot me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emër të besimtarëve të besimit mysliman t’ju përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet dhe përgëzimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar suksese, mbarësi, shëndet  e dashuri në jetë.

 

Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve!

 
Përmes jush, zotëri Ipeshkëv, shfrytëzoj rastin që të përgëzojë edhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të krishterë, që veprojnë në Kosovë.

Me nderime e respekt,

Myftiu i Kosovës

Naim Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…