Prishtinë, 11 shkurt 2013
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti në takim pune ambasadoren e Turqisë, znj. Songul Ozan, e shoqëruar nga drejtori i Qëndresë Kulturore Turke, z. Sadullah Yilmaz.
Myftiu Tërnava falënderoj ambasadoren Ozan për vizitën dhe angazhimin e përkushtimin e saj të madh në Kosovë.
Myftiu Tërnava falënderoi qeverinë turke për kontributin e madh që po jep  përmes Agjencisë për zhvillim “TIKA” në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës, me theks të veçantë të arkitekturës islame.

Në Kosovë vetëm javën që shkoi janë nënshkruar disa marrëveshje në mes “TIKA”-së, MKRS dhe BIK për restaurimin e xhamisë së Emin pashës në Prizren, rregullimin e oborrit të Xhamisë Sinan pashës, në Prizren, si dhe disa projekte tjera që janë në përfundim e sipër. Myftiu Tërnava i shprehi mirëseardhje drejtorit te ri, z. Sadulah Yilmaz, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në misionin e tij të  ri në Kosovë, dhe shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe ish – drejtorin e  Qendrës “Yunus Emre”, dr. Ismet Biner për punën e tij. Myftiu, gjithashtu, shprehu gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës që të vazhdoj bashkëpunimin edhe me këtë qendër.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…