Prishtinë,  27 janar 2012

Foto

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot në takim pune ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë,  znj. Songul Ozan, e cila shoqërohej  nga Doc. Dr. Ismet Biner – drejtor i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” që është hapur në gusht të vitit të shkuar.

Myftiu  i njohu mysafirët  për projektet e Bashkësisë Islame të cilat  mund të jenë me interes të përbashkët për studiuesit dhe shkencëtarët e dy vendeve, duke nisur me projektin e dorëshkrimeve të vjetra Islame në gjuhet  arabe dhe osmane,  pastaj projekti i monografisë së xhamive të Kosovës etj.

Myftiu Tërnava theksoi  se realizimi i këtyre projekteve ka rëndësi të veçantë ngase po bëhen për  të parën herë në Kosovë dhe kjo tregon më së miri kujdesin për ruajtjen dhe trajtimin e trashëgimisë kulture islame.
 Ambasadorja turke,  znj. Songul Ozan, e inkurajoi Myftiun  për punën e madhe që po bënë Bashkësia Islame e Kosovë për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë islame. Projektet që po realizoni ju, janë projekte shumë të rëndësishme për të gjithë.

Me drejtorin e qendrës “Yunus Emre”,  Dr. Ismet Biner,  Myftiu  diskutoi mundësinë e realizimit të projektit të digjitalizimit e dorëshkrimeve të vjetra të Bibliotekës së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…