Prishtinë, 13 shkurt 2013
Myftiu Naim Tërnava mori në takimin e rregullt me imam në Këshillin e Bashkësisë Islame të Obiliqit, me ç’rast u prit nga kryetari i Këshillit, Behar ef. Mjeku.
Mjeku mirëpriti prezencën e Myftiut në selinë e Këshillit, duke e falënderuar për mundin, angazhimin dhe kontributin e pamasë që po jep në drejtim të konsolidimit të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës me të gjithë Këshillat e saj. “Vizita juaj ishte një befasi e këndshme për të gjithë ne, sot po ndjehemi më të fortë kur kemi parasysh se jemi Këshill i ri, në formim e sipër”, u shpreh Mjeku.

Myftiu i Kosovës përcolli për së afërmi takimin e KBI me imam, për ta marr fjalën në përfundim të mbledhjes duke thënë:”Qëllimi parësor dhe i vetëm i prezencës sime sot me ju, nuk ishte tjetër vetëm se të isha edhe fizikisht me ju, e t’ju përgëzoj për të gjitha ato që po bëni, në dobi të islamit dhe myslimanëve në përgjithësi. Allahu i peshon veprat tona dhe vetëm Ai i din qëllimet tona. Prandaj duhet që përgjegjësinë ta ndjejmë në shpirtrat tanë, çfarë ne mund të japim nga vetja jonë”. Më tej, Myftiu elaboroi çështje me rëndësi që lidhen me natyrën e punës administrative të Këshillit, e që zgjuan mjaft interesim tek të gjithë imamët. Një trajtim më i veçantë nga Myftiu Tërnava, iu kushtua punës dhe veprimtarisë së imamit, unitetit në mes të imamëve dhe punës ekipore brenda institucionit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…