Ballina Lajme Myftiu Tërnava në përurimin e Myftiut të Bashkësisë Islame në Serbi Dudiq

Myftiu Tërnava në përurimin e Myftiut të Bashkësisë Islame në Serbi Dudiq

Prishtinë, 20 shkurt 2014
Myfti i Kosovës, mr. Naim Tërnava mori pjesë dje në Novi-Pazar në inaugurimin e Myftiut të ri të Bashkësisë  Islame  në Serbisë, dr. Mevlud Dudiq.
Myftiu Tërnava  në Novi – Pazar shoqërohej edhe nga  kryetari i  Kuvendit të BIK, – Mr. Ajni Sinani, kryeimami, – Sabri Bajgora, dekani i FSI-së,- dr. Qazim Qazimi dhe bashkëpunëtor  nga Kryesia e Medreseja.

Në ceremoninë e inaugurimit të Myftit të ri të Serbisë qenë të pranishëm edhe udhëheqësit më të lartë të bashkësive islame nga rajoni, si Reis ul ulemaja i Bosnjës e Hercegovinës, Husein ef. Kavazoviq , Myftiu i Kroacisë, Aziz Hasanoviq , Myftiu i Sllovenisë Nexhad Grabus  , Reisi i Mali të  Zi, Rifat Fejziq si dhe  delegacione nga Shqipëria e Maqedonia.
Në ceremoni promovuese që u mbajt në xhaminë “Hajrudin” në Novi -Pazar, Reisi ulamaja i Bosnjës e Hercegovinës, Husein ef. Kavazoviq i dorëzoi solemnisht Muraselen Myftiu të Bashkësisë Islame në Serbi, Dr. Mevlud Dudiqit.
Myftiu Tërnava dhe delegacioni kosovar në Novi Pazar u priten me nderime të mëdha nga Myftiu Mevlud Dudiq.

Në fjalën përshëndetëse myftiu Tërnava pasi ka përgëzuar e uruar në emër të BIK,   institucioneve të saja dhe në emrin e besimtarëve kosovarë, ndër të tjerat tha:
“Manifestimi i sotëm për popullin, besimtarët dhe institucione e bashkërisë islame të Sanxhakut është një ditë e shënuar dhe e rëndësishme ngase kurorëzon solemnisht e publikisht udhëheqësin e tyre shpirtëror.
I nderuar Myfti, sot në Novi – Pazar ndihem jashtëzakonisht mirë sepse po promovojmë  myfti të kësaj pjese të Ballkanit, një ish-nxënës të medresesë  Alaudin, e rrjedhimisht edhe një ish- koleg i yni në Prishtinë, e më vonë edhe në Kajro.
Të nderuar të pranishëm, Zoti ka dashtë që ne të jemi fqinjë, gjatë historisë në ka rënë të përballim me sfida të përbashkëta, në ditë të vështira kemi ndarë të njëjtin fat, e kur kemi mundu edhe e kemi ndihmuar njëri -tjetrin, ndërsa në ditë të mira kemi ndarë përvojën e kemi bërë punë të mira, po bashkërisht.
Popujt tanë kanë një të kaluar të përbashkët të lidhur fort me identitetin fetar e nacional, madje ne një kohë edhe në aspektin institucional kemi qene bashkë.
Bashkërisht, përjetuam okupime të rënda, bashkërisht u përballëm me fashizmin e komunizmin, pastaj segregacionin,  dhunën e luftën kundër popujve tanë, por edhe bashkërisht arritëm që të përballojmë gjithë këto  stuhi që u ngjitën në këto anë, dhe ja sot ku jemi.
Komunikimin tonë, bashkëpunimin tonë e kanë ndaluar përkohësisht ngjarjet e viteve të 90 të shekullit të shkuar. Mirëpo, erë e re që po fryen në trojet  e Ballkanit, jam i bindur që do krijoi rrethanat e duhura e të favorshme  për bashkëpunim, koordinim e  mbështetje të dyanshme jo vetëm me Sanxhakun por edhe me Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe tërë rajonin”. {gallery}novipazar{/gallery}

Ndërsa, duke folur për angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu tha: “Bashkësia Islame e Kosovës, me vëmendje ka përcjell zhvillimin në Saxhak dhe rreth Sanxhakut, çdo e arritur e jua na gazon, çdo sfidë e juaj është edhe e jona. Populli i Kosovës është me popullin vëlla të sanxhakut, ne na lidh feja, etninë e krushqitë e shumta që kemi ndër shekuj.
Jemi këtu që të shprehim gatishmërinë e BIK  për të kontribuar për paqe, dashuri, mirëkuptim, tolerancë  e bashkëjetesë, për të gjithë ata që jetojnë në këtë nënqiell”.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës

Prishtinë, 18 korrik 2018 Sot, më 18.07.2018, ditë e mërkurë, u mbajt mbledhja e rregullt …