Ballina Lajme Myftiu Tërnava sot priti ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë Jan Brathu

Myftiu Tërnava sot priti ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë Jan Brathu

Prishtinë, 22 mars 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë,  Jan Brathu, të cilin pasi e falnderoi për vizitën e njohu me organizimin e BI të Kosovës.
Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoi përmes ambasadorit, Mbretërinë e  Norvegjisë për ndihmën qe i ka ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës.

“Ne shprehim konsideratën tonë ndaj Mbretërisë e Norvegjisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjatë ngjarjeve më të rëndësishme për lirinë dhe shtetndërtimin e saj. Po ashtu, jemi mirënjohës ndaj shtetit tuaj  për integrimin e  komunitetit tonë që jeton atje. Norvegjia është modeli më i mirë sidomos për të respektimin e të drejtave dhe lirive fetare” – tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava.
Ambasadori Jan Brathu, pasi falënderoi Myftiun për pritjen, u shpreh se kjo është vizita e tij e parë në BI të Kosovës, por nuk do të jetë e fundit.  Ambasadori  tha se para akreditmit në Kosovë kam shërbyer 5 vite në  Bosnjë e Hercegovinë, ku kam pasur raporte të shkëlqyera me BI të Bosnjës, dhe atë e dëshiroj edhe këtu me BIK .
“Një Bashkësi Islame e konsoliduar e stabile është një nga segmentet e stabilitetit dhe sigurisë së vendit” – tha mes të tjerash ambasadori norvegjez, Jan Brathu.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Haxhitë nga Kosova sot qëndrojnë në Arafat

Prishtinë, 20.08.2018 Miliona besimtarë nga e mbarë bota, në mesin e tyre edhe haxhitë nga…