Me rekomandim të Myftiut të Republikës së Kosovës, Naim ef. Ternava, në të gjitha xhamitë e Kosovës, nga mimberet e tyre, imamët e nderuar, bën apel dhe thirrën popullatën kosovare që menjëherë të shmangin konsumimin e duhanit, si një e keqe që dita ditës po shtohet gjithnjë  e më shumë, e që po merr shumë jetë.

Të kontaktuar nga Kryeimami Bajgora, secili Këshill vendor i BIK, morri përsipër që të obligoj stafin e tij – imamët, që një pjesë të ligjëratës së ditës së premte, t’ia kushtojnë dëmeve që sjell pirja e duhanit, gjegjësisht rrespektimit të ndalesës së konsumimit të tij në ambientet publike.
Secili nga imamët sensibilizoi opinionin, duke përmend me theks të veçant  statistikat e dala nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , që padyshim ishin mjaft shqetësuese faktet rreth numrit të duhanpirësve, aq më tepër të atyre personave të mitur, nën 10 vjeç, pastaj numri i të sëmurëve me kancer si pasojë e konsumit të duhanit , e kështu me rradhë.
Lijgjëratat u mbajtën në ditën ndërkombëtare kundër duhanit, me 31 maj 2013, e premte.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…