Prishtinë, 25 qershor 2018

Një delegacion nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, i përbërë nga sekretari i përgjithshgëmë i BIRK-ut Resul Rexhepi dhe drejtori i Financave Kasim Gërguri inspektuan punimet që po zhvillohen për ndërtimin e objektit të administratës së Këshillit të Kamenicës, i cili po ndërtohet falë investimit të donatorit nga EBA-ja “Al-Maktoum Foundation”.
Pasi pa nga afër rezultatin e punimeve të deritanishme, sekretari e vlerësoi lart edhe kontributin e Myftiut Naim Tërnava për implementimin e këtij projekti gjigant. U shpreh i kënaqur me ecurinë e punëve, për cilësinë, si dhe për angazhimin maksimal të investitorit në këtë projekt.
Ai takoi dhe bisedoi edhe me punonjësit, të cilët i falënderoi përzemërsisht dhe i vlerësoi për punën dhe dëshirën e tyre të madhe për ta përfunduar sa më shpejt këtë objekt administrativ me vlera të jashtëzakonshme për qytetin dhe rajonin e Kamenicës.
Drejtori për Financa Kasim Gërguri, nga ana e tij, u shpreh i bindur se për një periudhë afërsisht dymujore do të përfundojë ndërtimi i vrazhdë i objektit, kurse brenda këtij viti do të përfundojnë të gjitha punimet.

Me rastin e kësaj vizite, Këshilli i Kamenicës, në krye me kryetarin e tij Bejtullah Hashani, e falënderoi delegacionin për vizitën dhe për interesimin e vazhdueshëm të Myftiut Tërnava për objektin, si dhe bashkëpuntorët të tij dhe luti Zotin që sa më shpejt të përfundojë ndërtimi i këtij objekti më rëndësi për Këshillin e Kamenicës.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari i përgjithshëm i Rabitas, Al Isa

Prishtinë, 14 dhjetor 2018 Delegacioni i BIK-ut në krye me Myftiun e Kosovës, mr. Naim Tër…