Prishtinë, 12 shkurt 2019

Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanetit të Republikës së Turqisë, sot, me datë 12 shkurt 2019, u nisën për Turqi grupi prej 20 imamësh dhe myezinësh-nëpunësve të këshillave të BIRK-ut, për të ndjekur trajnimin që ka për qëllim kryesor përvetësimin e bukur leximit të Kuranit.

Në përcjellje të imamëve, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kishin dalë atasheu për çështje fetare nga Dijaneti i Turqisë, z. Nevzat Sabri Akin dhe asistenti i kryeimamit të BIRK-ut, z. Fatmir Iljazi.

Trajnimi në fjalë do të zgjasë gjatë muajit shkurt dhe mars, dhe do të mbahet në qytetin Tekirdag të Turqisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…