Ballina Lajme Nisën garat e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit

Nisën garat e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit

Prishtinë, 21 prill 2018

Filloi gara e Kuranit në nivel të medreseve në Ballkan, ku së pari po garohet për kategorinë në xhuzin e 30-të (xhuzi amme) , në të cilën garojnë 15 nxënës.
Këto gara po mbahen nën patronazhin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe i ka organizuar Medreseja e Mesme “Alauddin”. Garat po mbahen në amfiteatrin e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë.

Garuesit do t’i vlerësojë komisioni vlerësues i garave me këtë përbërje: hfz. Safet Hoxha (Kosovë), hfz. Osman Egini (Turqi), Abdullah Al Muhib-i (Arabi Saudite), hfz. Shafi Osmani (Maqedoni) dhe hfz. Irfan Maliqi (Novi Pazar).

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Haxhitë nga Kosova sot qëndrojnë në Arafat

Prishtinë, 20.08.2018 Miliona besimtarë nga e mbarë bota, në mesin e tyre edhe haxhitë nga…