Prishtinë, 18 mars 2019

Nga data 09 deri më 14 mars, në Mbretërinë Hashimite të Jordanit, u mbajt edicioni i 14-të i Garave Ndërkombëtare të Kuranit për femra. Bashkësia Islame e Kosovës për herë të parë në këto gara u përfaqësua nga një hafëze, znj. Vildane Zeqiri.

Vildane Zeqiri shprehet e nderuar dhe e privilegjuar për përfaqësimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këto gara. “Falënderoj fillimisht Allahun fuqiplotë për të gjitha mirësitë dhe sukseset, e pastaj një falënderim të veçantë ua dedikojë të gjithë atyre që ishin shtytës e mbështetës për të arritur deri te ky synim, e një falënderim të veçantë ia dedikojë edhe Fakultetit të Studimeve Islame, të cilët më kanë mbështetur në çdo moment. Për mua ka qenë nder dhe privilegj të jem prezantuese e Bashkësisë Islame të Kosovës në këto gara, në të cilat morën pjesë 40 shtete garuese nga e gjithë bota. Ndjehem e gëzuar për pjesëmarrjen për herë të parë të Kosovës në këto gara, sepse tashmë të gjithë pjesëmarrësit kanë sadopak njohuri rreth Kosovës dhe popullit të saj.”

Përfaqësuesja e Kosovës, hafëze Vildane Zeqiri, në këto gara u dekorua me një mirënjohje, të cilën ia dhuroi kryetari i Vakëfit, Abdunasir abu Basar, i cili shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për pjesëmarrjen e Kosovës në këto gara.

Vendin e parë në këto gara e zuri Sudani, të dytin Filipinet, ndërsa të tretin Turqia.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…