Prishtinë, 9 mars 2018

Myftiu i Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, mori pjesë në ceremoninë solemne kushtuar pesëvjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. Në këtë eveniment morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, misionet ndërkombëtare, përfaqësues të qeverisë, studentë, misionet diplomatike, deputetë të Kuvendit të Kosovës, rektorë, akademikë, kryetarë të komunave të Anamoravës, partnerë të Universitetit e figura të tjera të shquara. Myftiu Tërnava i uroi rektorit dhe stafit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan pesëvjetorin e themelimit duke u dëshiruar punë të mbarë dhe avancim edhe më të madh në rrugën akademike në shërbim të qytetarëve tanë. Një fjalë rasti mbajtën edhe rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…