Ballina Lajme Myftiu Tërnava vizitoi kryetarin Spahiu

Myftiu Tërnava vizitoi kryetarin Spahiu

Prishtinë, 5 prill 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpuntorë vizitoi Kryetarin i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.
Myftiu Tërnava, e uroi Kryetarin Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar, dhe i shprehu atij gatishmërinë e institucionit që ai përfaqëson për ta vazhduar më tej frymën e mirë të bashkëpunimit në shërbim të fesë Islame.
Nga ana e tij, Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu, pasi i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe urimet, i siguroi ata se nën drejtimin e tij, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë gjithmonë pranë besimtarëve myslimanë shqiptarë që jetojnë përtej kufijve. Po ashtu ai nënvizoi se marrëdhënia e mirë që i ka karakterizuar deri më sot të dy bashkësitë do të konkretizohet më tej në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Bashkëbisedimi ndërmjet tyre u përqendrua në marrëdhënien dhe bashkëpunimet e deritanishme ndërmjet dy institucioneve. Më tej ata u fokusuan në aktualitetin e besimtarëve myslimanë brenda dhe jashtë kufijve të trojeve Shqiptare.
Pjesë e diskutimeve të tyre u bënë edhe zhvillimet sociale, kulturore dhe humanitare të të dy vendeve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi fabrikën për prodhimin e elementeve të betonit “Globi M.I”

Prishtinë, 18 qershor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…