Prishtinë, 24 shtator 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i këtij Këshilli Irfan ef. Krasniqi me bashkëpunëtorë. Kryetari Krasniqi e njohu Myftiun Tërnava me punën dhe aktivitetin e Këshillit të Mitrovicës dhe me zhvillimet lokale të jetës fetare në përgjithësi. Ai po ashtu falënderoi Myftiun Tërnava dhe Kryesinë e BIRK-ut që po i japin përkrahje të vazhdueshme Këshillit të Mitrovicës për realizimin e projekteve dhe për përmirësimin e kushteve të veprimtarisë fetare në këtë komunë.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e tij për t’i jetësuar projektet që ka Këshilli i BI-së në Mitrovicë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të të gjitha këshillave. Në këtë vizitë, Myftiu Tërnava shoqërohej nga kryeimami Sabri ef. Bajgora dhe shefi i kabinetit të Myftiut Besim ef. Mehmeti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…