Në urimin e tij, thuhet:

Të dashur motra dhe vëllezër besimtar!

Sot festojmë vitin e ri mysliman të hixhretit 1435, gjegjësisht kujtojmë hixhretin e Resulullahit a.s nga Meka në Medinë në vitin 622.

 

Të nderuar besimtar, duke u nisur nga Fjala e të Madhit Zot, ku në Kuranin e Tij fisnik na drejtohet e thotë: “…dhe përkujtoju atyre ditët e mëdha të Zotit…” (Ibrahim, 5), mësojmë se ne si mysliman asnjëherë nuk guxojmë të harrojmë ditët e mëdha me vlerë dhe ngjarjet e rëndësishme të historisë islame, e në veçanti ato që kanë të bëjnë me jetën e Resulullahit a.s.

Padyshim se nga këto ngjarje të rëndësishme është edhe Hixhreti i Resulullahut a.s si një ndodhi e madhe historike, e cila ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në kujtesën e myslimanëve.

Ndodhia e madhe e Hixhretit (shpërnguljes) na mëson se vetëm besimtarët e drejtë dhe të devotshëm janë të gatshëm që për hir të së vërtetës dhe besimit të sakrifikojnë dhe madje edhe të shpërngulen (bëjnë hixhret) për hir të Allahut.

Në ditët e sotme secili individ dhe secila shoqëri ka edhe Hixhretin e vet, në kuptimin që secili njeri nëse largohet nga të këqijat dhe të ligat ai vetëm se ka bërë hixhret dhe është afruar te Allahu Fuqiplotë, sikur na mëson edhe Muhamed Mustafaja a.s. kur thotë se: “Muhaxhir është ai i cili largohet nga të ndaluarat e Zotit.”

Dita e Hixhretit nuk duhet kaluar pa vetëkritikë dhe vet llogaritje, të llogarisim vetveten se sa ishim të mirë dhe të dobishëm për veten tonë, familjen dhe për shoqërinë ku jetojmë, si dhe të vendosim që në vitin e ri që po hyjmë të jemi më të dobishëm dhe më bujar e fisnik, se vetëm kështu do jemi më të dashur për njeri-tjetrin dhe me afër Zotit.

Lusim Allahun xh.sh që gjatë këtij viti të ri Hixhri të dhuroj paqe, begati e mirësi për ne e mbarë njerëzimin dhe të mbretëroi dashuria dhe toleranca në zemrat tona!

Zoti na bekoftë të gjithëve, Amin!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…