Prishtinë, 14 dhjetor 2018

Delegacioni i BIK-ut në krye me Myftiun e Kosovës, mr. Naim Tërnava cili mori pjesë në konferencën islame globale “Uniteti Islam – Rreziqet e Klasifikimit dhe perjashtimit”, e cila u mbajt në Mekë, nën patronatin e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Saud, organizimin e së cilës e ka bërë RABITA, sot u prit në takim zyrtar të veçant nga Sekretari gjeneral Dr. Muhamed Abdul Kerim Al Isa.
Nikoçiri falenderoi shumë Myftiun Tërnava për pjesmarrjen e tij në këtë konferencë duke falenderuar edhe për kontributin e tij gjatë konferencës me kumtesen e tij. Ai gjithashtu çmoi lartë aktivitetin e BIK- ut , dhe çmoi lartë gjithashtu edhe bashkejetesën dhe tolerancën të cilën e promovon BIK, dhe me cilën veçohet populli shqiptar.
Nga ana tij Myftiu Tërnava në emër të delegacionit falenderoi nikoçirin për mikpritje dhe e përgezoi sekrtetarin gjeneral të RABITAS për suskesin e kësaj konference globale.
Gjithashtu Myftiu e njoftoi nikoqirin me zhvillimet e fundit në Kosovë me theksë të veçant aktin e formimit të Ushtrisë së Kosovës si forcë sigurie paqe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Nikoqiri e uroi Myftiun Ternava për ketë akt kaq të rendesishëm duke i dëshiruar Kosovës dhe popullit të saj prosperitet siguri dhe mirëqenie.
Ai gjithashtu shprehu gatishmërin e RABITAS për thellim bashkëpunimi me BIK në realzimin e projekteve të ndryshme.
Myftiu Tërnava gjithashtu uroi dr. AL Isa për çmimin e fituar për “Mesatarizëm” duke çmuar shumë lart rolin dhe aktivitetet e RABITAS në ofrimin e një Islami tolerant dhe mesatar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…