Prishtinë, 10 dhjetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Fondacionin “Muhamed bin Rashid Al-Maktoum”, ku u prit në takim nga drejtori gjeneral, z. Saleh Zaher në Dubai
z.Zaher falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, duke theksuar se institucioni i tij ka një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të mirë me BIRK-un dhe është i përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit me BIRK-un.
Nga ana e tij Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për pritjen, dhe theksoi se thellimi i bashkëpunimit me këtë institucion është shumë i rëndësishëm. Myftiu po ashtu falënderoi qeverinë e Dubait për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë për BIK-un, ne realizimin e shume projekteve. Myftiu Tërnava po ashtu falënderoi edhe qeverinë dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e pakursyer që i kanë dhënë popullit të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës.
Gjatë takimit të dy palët u dakorduan për realizimin e disa projekteve vakëfore për nevoja të BIK-ut.

Saleh Zaher
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…