Prishtinë, 07 dhjetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot u prit në takim nga sheiku Abdulla bin Beyya, kryetar i Forumit Ndërkombëtar të Promovimit të Paqes në Shoqëritë Islame.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava, falënderoi kryetarin Abdulla bin Beyya për kontributin e tij në arenën ndërkombëtare dhënë për promovimin e paqes, e më pas e njohu me punën dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu Tërnava çmoi përkrahjen që ka dhënë populli dhe Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë dhe pas luftës, si dhe falënderoi atë për realizimin e shumë projekteve në të mirë të qytetarëve. Kosovaështë shumë mirënjohëse për këto ndihma dhe për përkrahjen që po japin EBA nëarenën ndërkombëtare për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…