Prishtinë, 11 prill 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Vitisë, KB të Kamenicës dhe atë të Gjilanit, në kuadër të takimeve rajonale me administratën dhe imamët e këshillave të BI-së. Në pritje të myftiut Tërnava në Viti ishte kryetari i KBI të Vitisë Hysamedin ef. Hoxha, në Kamenicë Bejtullah ef. Hashani dhe në Gjilan Naim ef. Aliu të cilët i cili njohu atë me zhvillimet dhe punën që po bënë ky Këshill.

Myftiu Tërnava shprehi falënderime për punën dhe aktivitetin e imamëve që po zhvillojnë në terren duke lutur Zotin për mirëqenien dhe shëndetin e tyre.

Ai poashtu ka përgëzuar administratën dhe imamët pë punën dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga të gjithë imamët që gjatë kryerjes së detyrave të tyre, në raportin imam – Këshill – Kryesi, dhe anasjelltas, t’i përmbahen vijës institucionale dhe hierarkike të BIKR-ut, pastaj të ketë bashkëpunim në mes të imamëve, pra në nivel të duhur, si dhe të bëhet bashkërendimi dhe koordinimi i aktiviteteve fetare. Një theks të veçantë, Myftiu Tërnava i kushtoi edhe mënyrës së ligjërimit të imamëve para audiencës, pra paraqitjes së tyre publike. Ai tërhoqi vërejtjen që gjatë fjalimeve që ata mbajnë të jenë të matur e të kujdesshëm, dhe të ftojnë në rrugën e Zotit të tyre po sipas porosive të Krijuesit, pra me urtësi dhe këshilla të mira.

[srizonfbalbum id=18]

Suksesi i juaj na gëzon edhe neve dhe të mundohemi që të jemi më afër xhematit.

Më pas të gjithë drejtorët folën për aktivitetet e tyre dhe njëherësh kërkuan nga imamët që të shtojnë edhe më angazhimet e tyre për një të ardhme më të mirë të BIRK-ut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…