1 nëntor 2019

Sot, Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion të lartë nga Ministria e Arsimit të Republikës së Turqisë,  në krye me z.  Nazif  Yilmaz – Drejtor i  përgjithshëm për arsimin fetar në Ministrinë e Arsimit, i shoqëruar nga drejtori i shkollës së Mesme Imam Hatib  Omer Halis Demir  nga Ankaraja, të cilët po vizitojnë vendin tonë me ftesë te Drejtorisë së Medresesë “Alaudin” me rastin e mbajtjes  së Garave Kuranore në nivel të medreseve nga shtetet e Ballkanit. 

Myftiu  Tërnava falënderoi z.Yilmaz për vizitën dhe për bashkëpunimin e deritanishëm  me Medresenë tonë “Alauddin” në Prishtinë dhe theksoi nevojën e intensifikimit  të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen  në fusha  dhe nivele të ndryshme të arsimit. 

Nga ana tij z. Nazif Yilmaz falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe çmoi lart angazhimin dhe kontributin e Bashkësisë Islame  për ngritjen e institucioneve edukativo arsimore,   në veçanti rolin e  Medresesë për zhvillimin e arsimit fetar në Kosovë.  

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…