Prishtinë, 4 prill 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot priti në takim kryetarin e Obiliqit z. Xhafer Gashi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame e Kosovës me komunën e Obiliqit. Nga ana e tij, Myftiu Tërnava përgëzoi kryetarin Gashi për punën që ka bërë në Kastriot, veçoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe praktik me Këshillin e Bashkësisë Islame Obiliqit.
Ndërsa kryetari i Obiliqit. Xhafer Gashi falënderoi Myftiun për pritjen duke shtuar se vazhdimisht mundohet të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallim në mënyrë që jeta e qytetarit të jetë sa me e lehtë, si dhe për një mirëqenie të përgjithshme të qytetarëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…