Prishtinë, 26 gusht 2016
 

Myftiu  i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot priti në një takim koordinatorin e ri të agjencisë turke për zhvillim TIKA, z. Necip Ozay Ozutuk.

Myftiu Tërnava, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë, dhe duke i uruar për suksese në misionin e ri, pra në krye të agjencisë qeveritare Turke – TIKA  një kohësisht edhe e falënderoi TIKA-n  për kontributin që ka dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të Kosovës në disa fusha, si në shëndetësi, arsim e kulturë, gjatë këtyre viteve që lamë pas.
Nga ana tij koordinatori i TIKA-s, z. Ozutuk, falënderoi myftiun për bashkëpunimin, dhe premtoi se do vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen, në fushat që janë me prioritet për Bashkësinë Islame të Kosovës, e në veçanti në ato kulturore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…