Prishtinë, 21 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtoreshën e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, znj. Sebahate Beqirin, e shoqëruar nga kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës z. Bekim Jashari.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje mysafires, e më pas e njohu me organizimin dhe punën e BIRK-ut, me theks të veçantë aktivitetet bamirëse që ka ky institucion në ndihmë të shoqërisë.

Drejtoresha e shoqatës, znj. Sebahate Beqiri, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen. Ajo foli rreth punës dhe angazhimin të kësaj shoqate, duke theksuar mënyrën e bashkëpunimit dhe ndihmës që mund të ofrojë BIRK-u për këtë kategori të shoqërisë.

Myftiu Tërnava tregoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton, që të përkrahet dhe të mbështetet kjo organizatë, në mënyrë që edhe ata individë ta ndjejnë veten se janë pjesë e shoqërisë dhe të mos lihen në harresë, ngase kanë nevojë që të ndihmohen prej nesh si shoqëri, në mënyrë që të promovohen, respektohet dhe të mbrohen të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë.

Shoqata “Down Syndrome Kosova” është organizatë joqeveritare, e themeluar në mars të vitit 2007 nga prindërit e individëve me sindromën down. Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të individëve me këtë sindrom, duke avokuar për të drejtat dhe respektimin e tyre, si dhe për një gjithpërfshirje të plotë në shoqëri të kësaj kategorie.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…