Prishtinë, 4 korrik 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu NaimTërnava, priti në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç. Pasi i dëshiroi mirëseardhje, Myftiu Tërnava e njohu me aktivitetet që janë ndërmarrë gjatë Ramazanit dhe pas tij, si dhe falënderoi ambasadën e Turqisë, qeverinë turke dhe presidentin Erdogan për ndihmën e pakursyer që po japin në të mirë të Kosovës. Ai po ashtu tha se BIK-u ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me DIJANET-in, si dhe vlerësoi lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Nga ana e saj, ambasadorja Kiliç falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe premtoi se ndihma e Turqisë për popullin e Kosovës do të vazhdojë edhe tutje dhe se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të intensifikohet edhe më shumë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…