Prishtinë, 18 tetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç. Myftiu Tërnava falënderoi ambasadoren Kiliç për mbështetjen e madhe që po jep shteti i Turqisë në Kosovë, duke veçuar kontributin e fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, të cilët po restaurojnë një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ai po ashtu tha se BIRK-u ka një bashkëpunim shumë të mirë me DIJANET-in, si dhe vlerësoi lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Nga ana e saj, ambasadorja Kiliç falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe premtoi se ndihma e Turqisë për popullin e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje, dhe se bashkëpunimi ndërmjet Kosovë dhe Turqisë do të intensifikohet edhe më shumë në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…