Prishtinë, 6 mars 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti në takim kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit Naim ef. Aliu. Në këtë takim, Myftiu Tërnava e njohu kryetarin Haziri me punën dhe angazhimin e BIRK-ut që po bën në të mirë të qytetarëve dhe me kontributin që po jep ky institucion që Kosova të jetë sa më e qetë dhe e sigurt, si dhe falënderoi kryetarin për punën dhe për bashkëpunimin konstruktiv që ka me Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit . Nga ana e tij, kryetari i Gjilanit z. Lutfi Haziri falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi lart kontributin dhe angazhimin e tij dhe të Kryesisë së BIRK-ut në të mirë të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…