Prishtinë, 18 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim kryetarin e Dijanetit të Turiqisë, prof. dr. Ali Erbash dhe delegacionin me të cilin ka ardhur. Pasi i dëshiroi mirëseardhje, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun dhe organizimin e institucionit të BIRK-ut, duke theksuar bashkëpunimin e mirë që kanë me Turqinë, e veçanërisht me Dijanetin. Myftiu Tërnava po ashtu shprehu falënderime për presidentin Rexhep Tajip Erdogan, për Qeverinë dhe popullin turk, të cilët vazhdimisht kanë mbështetur Kosovën në situatat më të vështira, e po ashtu vazhdojnë edhe më tej ta ndihmojnë për integrime në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë. [srizonfbalbum id=14]

Nga ana e tij, kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehu kënaqësinë që sot gjendet për vizitë në Kosovë. Ai njëherësh uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri në krye të BIRK-ut, duke i dëshiruar mbarësi dhe punë të suksesshme.

Ai premtoi përkrahjen e shtetit të Turqisë për Kosovën në realizimin e projekteve që do të jenë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…