Prishtinë,14 nëntor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, priti në takim kryetarin e Komunës së Dibrës Ruzhdi Latën, i shoqëruar nga Bahri Aliu. Myftiu Tërnava pasi u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve i njohu ata me funksionimin e BIRK-ut , me aktivitetet dhe me organizimin e jetës fetare. Myftiu Tërnava gjithashtu theksoi se Kryesia e BIRK-ut është e përkushtuar vazhdimisht që besimtarët të kenë hapësirë dhe kushte sa më komode për falje dhe është e angazhuar për mirëqenien e përgjithshme të popullit tonë. BIRK-u në të kaluarën, por edhe sot e dëshmon me punë se ka qenë në funksion të interesave fetare dhe komëbëtare të popullit tonë.
Nga ana e tyre, mysafirët shprehën mirënjohje për kontributin e Myftiut Tërnava, si dhe çmuan angazhimin e tij në krijimin e një klime sa më vëllazërore dhe punën e tij për bashkëjetesën ndërfetare e ndëretnike dhe për respektin e ndërsjellë të komuniteteve fetare që jetojnë në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…