Ballina Lajme Myftiu Tërnava priti kryetarin e Meshihatit të Serbisë

Myftiu Tërnava priti kryetarin e Meshihatit të Serbisë

Prishtinë, 3 tetor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Meshihatit të Serbisë, Mevludin Dudiçin, i cili shoqërohej nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Novi Pazar, Enver Giciçi.
Myftiu Tërnava, pasi u uroi mirëseardhje në selinë e BIRK-ut, i falënderoi mysafirët për vizitën duke theksuar se janë vëllezër dhe se do të punojnë së bashku për të mirën e besimtarëve të dy vendeve.
Ndërsa, Myftiu Dudiç falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore. Me këtë rast, kryetari Dudiç tha: ”Unë me Prishtinën dhe Kosovën jam emocionalisht i lidhur dhe, kurdo që vij këtu, ndihem si në shtëpinë time, ngase këtu në Prishtinë kam mbaruar shkollën elitare të myslimaneve të Ballkanit – medresenë “Alauddin”.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga Mirza As Saeg

Dubai, 13 dhjetor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dh…