Ballina Lajme Myftiu Tërnava po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë mbi ” Përtëritjen e mendimit islam“ që po mbahet në Kajro

Myftiu Tërnava po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë mbi ” Përtëritjen e mendimit islam“ që po mbahet në Kajro

Kajro, 28 janar 2020

Me ftesë të Shejh el Ezherit, Imamit të Madh, prof. dr. Ahmed Tajjib, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava po merr pjesë në  konferencën ndërkombëtare me temë mbi ” Përtëritjen e mendimit islam”, ku po marrin pjesë dijetarë, intelektualë, myftinj e ministra të çështjeve fetare nga më shumë se  41 shtete të ndryshme nga mbarë bota islame.

Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe do të jetë e ndarë në shtatë seanca.

Temat kryesore të seancave janë këto: kornizat e përtëritjes, mekanizmat e përtëritjes, përmirësimi i koncepteve të gabuara, përtërirja në fushën e çështjeve familjare dhe femrës, roli i institucioneve fetare dhe akademike në përtëritjen e mendimit islam, përtërirja dhe siguria shoqërore dhe sfidat e përtërirjes.


Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U nis grupi i radhës për kryerjen e Umres

Prishtinë,19 shkurt 2020 Sot, më 19 shkurt, nën organizimin e Kryesisë së &…