Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, të hënën, më 30.07.2018, mori pjesë në ritakimin e gjeneratës së 19-të të Medresesë “Alauddin”.

Nxënësit e gjeneratës së 19-të të Medresesë “Alauddin” (1981-1985) organizuan ritakim pas 33 vjetëve të diplomimit të tyre dhe pjesa dërrmuese e tyre arritën të ishin të pranishëm. Ata i priti drejtori i tanishëm i Medresesë “Alauddin”, z. Jakup Çunaku.

Siç bëhet zakonisht në ritakimet e gjeneratave të Medresesë “Alauddin”, ish-nxënësit mbajtën një orë simbolike mësimi me kujdestarin e tyre të klasës, me prof. Bajrush Ahmetin.

Myftiu Tërnava mbajti një fjalim rasti, në të cilin shquajti të arriturat dhe kontributet kryesore të Medresesë “Alauddin” nga themelimi e deri sot duke theksuar rolin e atyre që Myftiu dhe gjenerata që u takua i kishin profesorë.

Myftiu Tërnava ishte drejtor i Medresesë “Alauddin” në periudhën 1995-2003. Të arriturat e shkollës në këtë periudhë shumë kanë prirje t‘i krahasojnë e të tërheqin paralele me të arriturat e shqiptarëve në periudhën e Rilindjes Kombëtare.

Nga koha kur Naim Tërnava nisi të jepte mësim në Medrese, shkolla u dha përparësi disa objektivave të aktivitetit pedagogjik dhe, krahas kësaj, shtoi objektiva të rinj pedagogjikë. Formimi i nxënësve në frymën e harmonishme fetare e kombëtare, lidhja e theksuar e mësimeve të fesë me kohezionin shoqëror, kthimi i objektit të Medresesë në kryevatër të zhvillimeve të aktiviteteve të karakterit kombëtar, ishin disa nga ata objektivat kryesorë të përmendur.

Pikërisht arritjes së këtyre objektivave mësimorë nga drejtorët, profesorët dhe nxënësit e Medresesë “Alauddin”, i detyrohet shumë prestigji shoqëror që gëzon një medreseist e një njeri fetar në shoqërinë kosovare sot.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…