Ballina Lajme Myftiu Tërnava mori pjesë në konferencën rajonale “Roli i Fesë në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Tiranë

Myftiu Tërnava mori pjesë në konferencën rajonale “Roli i Fesë në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Tiranë

Tiranë, 11 qershor 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, mori pjesë në konferencën rajonale “Roli i fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”, punimet e së cilës u zhvilluan në Tiranë nën kujdesin e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe ambasadës së Mbretërisë së Holandës.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, krerëve dhe përfaqësuesve të bashkësive fetare të vendeve të rajonit, presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta shfrytëzoi këtë rast për të inkurajuar të gjitha bashkësitë fetare që të vazhdojnë me lutjet për të mirën, begatinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj, nisur nga lutja për kalimin e krizës që ka kapluar vendin.
Ai pos të tjerash tha: ”… jam krenar që jam presidenti i një shteti që në themelet e veta ka bashkëpërfshirjen, bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, dhe i një populli që, ndër shekuj, këtë ka pasur dhe pikën e vet më të fortë. Harmonia fetare është ndër vlerat më të vyera të Shqipërisë, e trashëguar nga kombi ynë ndër shekuj, e mbartur dhe forcuar nga qytetarët tanë dhe që u takon brezave të ardhshëm ta forcojnë dhe ta ruajnë atë si sytë e ballit…”
Në konferencën rajonale “Roli i fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” merrnin pjesë edhe kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, Arqipeshkvi Metropolit Imzot George Frendo i Kishës Katolike Shqiptare, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ambasadorë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të qeverisë dhe të komuniteteve fetare në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në festimin e Ditëlindjes së Mbretereshës Elizabeth II

Prishtinë, 15 qershor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava so…