Prishtinë, 26 maj 2019
Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit shtroi iftarin tradicional “Iftari na bashkon”, ku morën pjesë përfaqësues nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava, kryetarët e komunave të regjioni të Anamoravës, Luginës së Preshevës, ambasadori i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë në Kosovë, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, lideri i Sanxhakut të Novi Pazarit, dr.Sulejman Uglanin dhe përfaqësues të tjerë. ​

Me këtë rast, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës këtë organizim e përshëndeti Myftiu Tërnava, i cili veç të tjerash tha: “Kjo sofër e iftarit na ka bashkuar dhe i shprehim falenderime Allahut për begatitë që na i ka dhënë dhe lus Zotin që agjërimin dhe ibadetet tona të na i pranojë!”
Kryetari i KBI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, u shprehu mirëseardhje të gjithë të pranishmëve që i ishin përgjigjur ftesës e që ishin nga të gjitha viset, ai tha se gjatë këtij muaji të Ramazanit, kanë shtruar iftare për të gjitha shtresat e shoqërisë, në veçanti për shtresën e margjinalizuar.
Ai tha se KBI-ja e Gjilanit është e përkushtuar që në të ardhmen ta avancojë bashkëpunimin me të gjithë akterët institucionalë për një shoqëri të sigurt dhe më prosperuese të vendit. Do të vazhdojmë të jemi promotor kyç të kulturës së bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlerë e trashëguar nga të parët dhe rilindësit tanë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…