Ballina Lajme Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga ambasadori i Turqisë Sakar

Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga ambasadori i Turqisë Sakar

Prishtinë, 29 maj 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava mori pjesë në iftarin e përbashkët të shtruar nga ambasadori i Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar dhe nga organizata “TIKA”. Në iftar ishin edhe përfaqësues të qeverisë së Kosovës, deputetë të parlamentit të Kosovës, ambasadori i SHBA-së Philip Kosnett… Me këtë rast Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar dhe organizatën “TIKA” për iftarin e përbashkët duke e lutur Zotin që t’u japë shëndet dhe sukses në punën e tyre.

Po ashtu në këtë iftar u tha se respektimi i diversitetit dhe bashkëjetesa e harmonishme ndërmjet besimeve fetare janë vlera më e çmuar që ka kultivuar me shekuj populli shqiptar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Haxhitë kosovarë festojnë Kurban Bajramin në Meke

11 gusht 2019 Besimtarët myslimanë anembanë botës sot festuan festën e Kurban Bajramit. Ed…