Ballina Lajme Myftiu Tërnava i dërgoi letër Myftiut të Bosnjës h. Kavazoviq, me rastin e Ditës Përkujtimore të Masakrës së Srebrenicës

Myftiu Tërnava i dërgoi letër Myftiut të Bosnjës h. Kavazoviq, me rastin e Ditës Përkujtimore të Masakrës së Srebrenicës

Prishtinë, 11 korrik 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i ka dërguar sot një letër Myftiut të Bosnjës dr. Husein ef. Kavazoviq, me rastin e Ditës Përkujtimore të Masakrës së Srebrenicës.

Në letrën e Myftiut Tërnava, ndër të tjera thuhet: “Në emrin tim personal, në emër të organeve dhe të institucioneve të Bashkësisë Islame, si dhe në emrin e gjithë qytetarëve bashkëbesimtarë tanë të Kosovës, shprehim respekt të veçantë për të gjithë dëshmorët e Srebrenicës, duke lutur Allahun xh.sh. që ajo e keqe  askujt, askund dhe kurrë të mos t’i ndodhë duke shpresuar që akterët e krimit makabër të dalin para drejtësisë për t’u qetësuar shpirtrat e pasardhësve të tyre, për të ecur sigurt hap pas hapi për një të ardhme me të mirë.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Task-Forcës kundër përdorimit të narkotikëve dhe për sigurinë në shkolla, z. Avdullah Hasanin

Sot, ditë e enjte, më 18.07.2019, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tër…